Një dramë familjare ka përfunduar me vdekje të premten mbrëma në Ascona të Zvicrës. Shtetasi nga Maqedonia (54) qëlloi për vdekje gruan (38), ndërsa më pas tentoi të vetëvritej, shkruan “Blick”.
Dje rreth orës 8.30 të mëngjesit Goran M. (nuk është shqiptar siç shkruajtën disa media shqiptare) ishte duke ecur dorë për dore me gruan e tij në drejtim të liqenit dhe Migros. 54 vjeçari kishte një pistoletë 9-milimetra në çantë, që sipas gjitha gjasave nuk ishte në dijeni të bashkëshortes Hani (38). Papritur në hyrje të parkingut Via Muraccio 54 vjeçari qëllon për vdekje 38 vjeçaren dhe gjithshka filmohet nga kamerat e sigurimit, që ndodhen në polici.
“I dëgjoja britmat e gruas”
Giancarlo Vacchini (68) ishte duke pirë cigare dhe rastisi që sot të kishte datëlindjen. Ai është dëshmitari i ngjarjes. „Isha duke qëndruar afër qoshkut të Migrosit, kur paprtitmas dëgjova një grua që bërtiste „Mos, mos“. Më pas u dëgjuan katër deri në pesë të shtëna! Njëzet sekonda më pas pasuan edhe tre deri në katër të shtëna“, ka pohuar Vacchini i tmerruar për „Blick“. Ai menjëherë ka dashur të ndihmojë duke vrapuar drejt vendparkimit, ndërsa pronari i qoshkut ka alarmuar policinë. Hyrja në vendparkim ka qenë e bllokuar nga një veturë, ndërsa vozitësi i saj ka bërtitur që ai të qëndrojë larg, përndryshe do ta vriste, përcjell botasot.info.
Është ora 8.43 dhe në të shtënat e dyta duhet të ketë qenë momenti kur kishte qëlluar veten. «E pash gruan pandjenja në fund të barrierës. Mbi të qëndronte burri. Gjithashtu edhe ai dukej i vdekur.” Por Gorani i shpëtoi vdekjes, pasi me helikopter u transportua në spitalin. Për Hanin M. ndihma erdhi vonë. Çifti ishte i njohur për policinë, pasi vetëm përpara dy muajsh Gorani dhe Hani ishte përleshur zëshëm përpara shtëpisë së tyre. Autoritetet ishin detyruar ti divorcojnë.
Sipas disa dëshmive, Hani shkonte me një burrë tjetër dhe kërkonte të divorcohej nga Gorani. Ky i fundit kishte deklaruar përpara miqve se do e vriste gruan që po e tradhtonte, por askush nuk e kishte marrë seriozisht.
Përpara tetë vitesh vdiq gruaja e parë e Goranit
Kjo nuk është tragjedia e parë për Goranin. Përpara tetëvjetësh gjatë udhëtimit për në vendlindje vdiq në aksident gruaja e tij e parë. Ai kishte katër fëmijë. Më vonë ai kishte njohur në Maqedoni bukuroshen Hani, që e solli në Zvicër. U martuan, por së shpejti filluan zënkat. Është e çuditshme sesi ai e ka bindur për shëtitje gruan në Ascona, ku në fund fitoi xhelozia vrastare./Bota sot