BLENDI PETROL
Aktuale

Vrasja afër selisë së BDI-së, akuzohen 13 persona

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka ngritur padi ndaj 13 personave për pjesëmarrje në incidentin e armatosur në Reçicë të vogël që ndodhi më 5 prill të këtij viti, me ç’rast mbeti i vrarë Naip Rexhepi nga Kumanova, ndërkohë të plagosur Sabit Rexhepi dhe Florim Murseli gjithashtu nga Kumanova.

Për katër persona është sjell vendim që tu vazhdohet paraburgimi. Njëri prej tyre akuzohet për vrasje derisa tre të tjetër për tentim vrasje.

Kundër nëntë personave të tjerë Prokuroria Themelore-Tetovë ka ngritur aktakuzë për vepër penale “pjesëmarrje në rrahje”. Për 8 të akuzuar prokuroria ka kërkuar masa kujdesi, derisa për njërin ka kërkuar masën e paraburgimit deri në aktvendimin e plotë, sepse bëhet fjalë për shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button