AktualeRajoni

Vrasja e policit në Kosovë, ende asnjë gjurmë nga ekzekutori

Një polic ka mbetur i vrarë mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik të Kosovës.

Mediat e Kosovës bëjnë me dije se polici i vrarë është identifikuar me iniciale M.L.

Efektivi u vra teksa po hynte në banesës së tij, ndërkohë që autori i dyshuar i vrasjes është ende në arrati.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha për mediat Telegraf se ”ende nuk kanë asnjë të arrestuar”.

Më herët, Veseli konfirmoi se në vendin e ngjarjes kanë shkuar të gjitha njësitet policore.

“Kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.

Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik.

Si pasojë e plagëve të marra, pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, ka deklaruar Veseli.

Nuk dihen ende shkaqet e plota të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button