Vrasja në Reçicë, policia ngrit padi penale ndaj 11 personave
Policia dorëzoi 11 padi penale për personat e përfshirë në zënkën e një nate më parë në Reçicë të Vogël ku jetën e humbi Naip Rexhepi nga Kumanova. Autori i veprës është akoma në arrati kurse katër persona tashmë janë pas grilave.
Sipas elaborimit të policisë, personat e lartpërmendur, të ndarë në dy grupe, përshkak të mosdurimit për arsye të llogarive të papërfunduara paraprake mes tyre, kanë arritur në Tetovë ku janë takuar në vendin kritik. Të gjithë kanë dalë nga automjetet e tyre, disa të pajisur me armë zjarri të markave të paidentifikuara kurse disa prej tyre edhe me shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera.
Një konflikt fillimisht verbal, më vonë ka kaluar në zënkë fizike dhe përdorim të armës së zjarrit, nga të cilat më rëndë është lënduar Naip Rexhepi. Ai ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Padia konsiston në veprat penale “vrasje” dhe “vrasje në tentativë” kurse për disa prej tyre edhe “armëmbajtje pa leje”. Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Nga MPB-ja thonë se në vendngjarje janë gjetur 8 gëzhoja plumbash, 3 koka të plumbave, gjurmë gjaku dhe një plumb i pa krisur.
Personat të cilët janë paditur nga policia për incidentin e mbrëmshëm janë B. M, I. M, M. M, N. M, F. M, H. M, S. R, H. K, B. R, R. D, dhe L. B.