BLENDI PETROL
Aktuale

Vrau burrin dhe vjerrin nis gjykimi për 36 vjeçare


Në Gjykatën Themelore të Kumanovës sot filloi gjyqi i Vangjelica Ilievskës (36 vjeç) nga Kratova, e akuzuar për vrasje me paramend të bashkëshortit dhe vjehrrit në shtëpinë e tyre në Kratov. Sipas akuzës, Ilievska më 13 qershor të këtij viti, rreth orës 21:30, në shtëpinë e familjes në Kratov, gjatë ushtrimit të dhunës familjare me paramend, i vrau bashkëshortin Jovan dhe vjehrrin Stojan.
Mbrëmjen e ngjarjes, ndërsa ajo ndodhej në katin e sipërm të shtëpisë, në dhomën e ndenjes dhe kuzhinë erdhi bashkëshorti i saj dhe filluan një grindje verbale, e më pas ai e sulmoi fizikisht duke e goditur me grushta në kokë dhe trup. Në momentin kur ai e kap për fyt, ajo zgjati dorën dhe nga kuzhina mori një thikë, me të cilën e goditi dy herë në kraharor dhe bark. Ndërsa bashkëshorti i saj ende ishte në këmbë dhe po luftonte me të, në dhomë hyri vjehërri i saj dhe e akuzuara me të njëjtën thikë e goditi dy herë në kraharor dhe zemër. Pas marrjes së plagës së dytë, ai u largua disa hapa dhe ra i vdekur. Vangjelica vazhdoi të luftojë me bashkëshortin e saj në korridor, arriti ta largohet prej tij dhe u kthye në kuzhinë ku mori një thikë tjetër, e goditi në shpinë, pas së cilës ai ndërroi jetë. Për këtë arsye ajo akuzohet për kryerjen e veprës penale vrasje me paramend.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button