Vritet mërgimtari, zënka nisi për arsye banale

Besim Musliu mbeti i vrarë nga bashkëfshatari i tij, Sh.R të shtunën mbrëma.

Në shkëmbimin e zjarrit që pati në Baks të Skenderajt, mbetën të plagosur edhe dy persona. përfshirë edhe vetë të dyshuarin kryesor, që u përcoll në QKUK, por që është jashtë rrezikut për jetë.

Policia u vë menjëherë në veprim, dhe gjatë bastisjes që bëri në shtëpitë e dy familjeve, gjetën edhe një Kallashnikov e një pushkë gjuetie, duke arrestuar edhe dy të dyshuar.

Të dielën në familjen Rexhepi nuk deshën ta komentojnë ngjarjen, e njëjtë bën edhe fqinjët e tyre.

Megjithatë, televizioni mëson se deri tek kjo tragjedi erdhi pas një zënke që nisi për shkak të vozitjes së shpejt të veturës nga një i ri i familjes Rexhepi. Ky i fundit i tregoi babait të tij për problemin që pati me mërgimtarin e familjes Musliu. Sipas familjarëve të viktimës i dyshuari kishte marr armën dhe kishte shkuar te shtëpitë e tyre dhe kishte shtënë me armë.

Nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Klani të dielën e pati të pamundur të flas me dikë, pasi ishin të paqasshëm.

Ndërsa, i vrari u varros të dielën në fshat nga ora 17:00.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...