Vuajtjet nga fajdet, i mori 183 mijë, i ktheu 600 mijë (VIDEO)

Së paku një muaj personat e arrestuar për fajde në Pejë do ta kalojnë në çeli. Masa e paraburgimit iu shqiptua që të 16-ve të mërkurën mbrëma.

Nga 5 milionë euro, sa është vlera e fajdeve që deri tashti prokuroria ka zbuluar, gjysmë milioni iu morën apo i mbetën ende borxh vetëm një personi. Klani ka siguruar dosjen e kësaj viktime, emri i të cilit nuk do të bëhet publik.

I njëjti nga viti 2017 deri në vitin 2021 kaloi nëpër duart e 20 të dyshuarve për fajde.

Nga këta persona viktima nga Peja dyshohet se ndër vite ka marrë hua rreth 183 mijë euro, në formë të hollash apo përmes veturave, dhe i është dashur t’i kthejë borxh me kamatë të shtuar mbi 600 mijë euro. Shumicën e mjeteve nuk ka arritur ta paguajë.StrugaLajm

Grupi nisi të merrej me të dëmtuarin në 2017-ën, përmes një fqinji të tij, V.K. Ky, me të dëgjuar nga prindi i tij, i cili dikur kishte qenë i burgosur, tani viktima, ka rreth 20 mijë euro të kursyera, shkon dhe ia kërkon ato në emër të vëllait të M.Z, i cili ishte vrarë. Pasi nën detyrim i jep kursimet e tij, pëson humbje në biznes dhe nis maratona e fajdeve.

Në disa raste kjo viktimë është keqtrajtuar nga ata që u kërkoi borxh. Ndër ta edhe K.K-së, nga i cili bleu një Audi A6 në 2020 për 12 mijë euro.StrugaLajm

“Fillimisht, i pandehuri i vendos kamatën prej 10%, duke e detyruar çdo muaj t’ia paguajë nga 1.200 euro, të cilën shumë ia paguan për 6 muaj, gjithsej 7.200 euro dhe kur nuk arrin ta paguajë tutje këtë shumë, i pandehuri K.K. ia rrit kamatën dhe borxhin në total 28.000 euro. Por kur i dëmtuari, përveç shumës prej 3.000 euro, të cilat ia jep në periudha të ndryshme e në shuma të vogla dhe në një situatë kur i dëmtuari kishte për t’ia dërguar shumën prej 1.200 euro, të cilat nuk i kishte, por vetëm 200 euro, i pandehuri e sulmon dhe e godet duke ia thyer krahun e majtë,” – dosja e prokurorisë (ngjarje e vitit 2020, i dyshuar K.K.)

Pati raste edhe më të rënda, krahas kërcënimeve të vazhdueshme.

“….Ai së bashku me një person me emrin Lili nga Istogu, pasi e hasin në afërsi të burgut në Pejë, me forcë e nxjerrin nga vetura e tij dhe e fusin në një veturë të tipit ‘Audi Q7’ dhe e dërgojnë te shtëpia e tij, e fusin në bodrum, ku për 4-5 orë e maltretojnë fizikisht e psiqikisht, duke kërkuar nga gruaja e tij V. t’i sjellë 42.000 euro. – Dosja e Prokurorisë (ngjarje e vitit 2021, i dyshuar I.C)

Kjo viktimë mori fajde 500 euro edhe nga një polic, në emër të dikujt tjetër.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...