Walker demanton videon e aktivistit të VV-së, ia jep dorën Thaçit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot e priti në takim mikun e madh të shqiptarëve, William Walker.

Pas takimit, Thaçi e Walker dolën para mediave për një fjalë rasti, transmeton Indeksonline.

Walker para mediave demantoi videon e publikuar nga aktivisti i VV-së që tregonte kinse Ëalker ka refuzuar të ia jap dorën presidentit.StrugaLajm

“Jepni pushim (presidentit Thaçi). Mos i merrni  të gjitha gjërat të vërteta si ajo në kafene. Unë po i jepja atij një libër, po i tregoj diçka të rëndësishme nga libri, deri sa po ne po i jepnim librin njëri-tjetrit, një gazetar vendosi që kjo të përfaqësoj diçka domethënëse, sikur unë nuk po i jepja dorën presidentit. Unë do ia jap dorën edhe njëherë. Faleminderit. “, u shprehë Walker./Indeksonline/

In : Aktuale

Loading...
loading...