BLENDI PETROL
Aktuale

WizzAir ia sheh hajrin Maqedonisë

Kompania ajrore “WizzAir” ka krijuar monopol në komunikacionin ajror në Maqedoni, ndërkohë që shteti nuk është i gatshëm të formojë një kompani ajrore ku edhe do të derdhte mjetet buxhetore që aktualisht shkojnë për “Vizzair”- in. Operatorët turistikë dhe njohësit e biznesit të transportit ajror thonë se mund të gjenden modele të tjera në mënyrë që udhëtarët të mos jenë të detyruar të blejnë bileta vetëm në “Vizaair”, çmimi i të cilëve shpesh është manipulativ

 

Zejnulla VESELI

Shkup, 30 maj – Në qershor kompanisë ajrore me buxhet te ulët “WizzAir”në muajin qershor të këtij viti i skadon afati i marrëveshjes si operator i cili nga Aeroporti i Shkupit realizon fluturime direkte drejt shumë qyteteve të Evropës dhe botës prandaj dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve (MTL) shumë shpejt do të shpall thirrje të re publike që financiarisht do të përkrahë çdo kompani tjetër më buxhet të ulët nëse ofron destinacione të reja drejt Evropës dhe botës me çmime të lira të biletave, shkruan gazeta KOHA.

“Thirrja do të bëhet publike dhe procedura do të bëhet në mënyrë transparente dhe të drejtën e paraqitjes do ta kenë të gjitha kompanitë e interesuara. Ju garantojmë se do të gjendet modeli më i mirë më qëllim që ta përparojmë dhe në mënyrë plotësuese ta zhvillojmë komunikacionin ajror në Republikën e Maqedonisë”, thonë nga MTL-ja.

Sa i përket subvencionimit të kompanisë ajrore “WizzAir”, nga MTL-ja informojnë se në bazë të marrëveshjes së vitit 2015 e deri në muajin qershor të këtij vitit 2018, shteti ka paguar 265 milion denarë apo mbi 40 milion euro. Si rezultat i këtij projekti qeveritar për të subvencionuar kompaninë “WizzAir”, sipas MTL-së në vazhdimësi është rritur numri udhëtareve në komunikacionin ajror në Maqedoni.

Një çështje tjetër me rëndësi është nëse me këto buxhet që ndan Qeveria për kompanitë e huaja, a do të ishte me racionale të formohet një kompani ajrore vendore.

“Lidhur me formimin e kompanisë ajrore nacionale analizat e para tregojnë se nuk ekzistojnë përfitime ekonomike. Por kjo nuk do të thotë se përfaqësuesit e ministrisë nuk realizojnë takime me kompanitë ajrore në Maqedoni për të shqyrtuar këtë çështje”, thonë nga MTL-ja duke mos precizuar se a do t’i vazhdohet marrëveshja aviokompanisë WizzAir.

Në anën tjetër nga Oda Ekonomike e Turizmit në Maqedoni janë kundër që MTL-ja t’ia vazhdojë marrëveshjen “WizzAir”-it, sepse do t’i sillte shumë dëme kompanive tjera ajrore në Maqedoni.

“Gati katër vitet e fundit aviokompania “WizzAir” me ndihmën e shtetit ka krijuar një monopol në komunikacionin ajror në Maqedoni dhe se 70 për qind e udhëtarëve nga Maqedonia dhe nga vendet e tjera të Evropës dhe botës shfrytëzojnë WizzAir-in. Përveç subvencioneve, kjo kompani ajrore përfiton shumë para brenda vitit edhe nga shitja e biletave, duke shkuar inkasomi derë në 50 milion euro. Nëse qeveria do t’i vazhdonte marrëveshjen WizzAir-it, kjo do të ishte shumë e dëmshme si në aspektin ekonomik ashtu edhe turistik. Sepse të gjitha parat nga subvencionet dhe nga shitja e biletave shkojnë jashtë shtetit të Maqedonisë”, thotë Kasam Shaqiri nga OETM-ja. Me parat që Qeveria i jep si subvencione WizzAir-it, sipas Shaqirit, deri tani do të kishim jo një por dy kompani ajrore nacionale.

” Për të formuar një kompani ajrore nacionale nevojiten që të ketë 5 aeroplanë dhe një buxhet prej 8 milion eurove, për të qenë të mjaftueshëm brenda një jave të kryejnë 25 fluturime në destinacione të ndryshme të Evropës dhe botës, përfshi aeroportet kryesore të shteteve Evropiane e jo si tani që fluturimet kryhen në aeroportet lokale”, thotë Shaqiri.

Ai në vazhdim numëron edhe disa anomali që lidhen me punën e VizzAirit, por që nuk merren parasysh nga institucionet përkatëse që rregullojnë transportin ajror në vend. “Nëse do t’iu referoheshim normave ndërkombëtare, atëherë “WizzAir” nuk do të mundte të fluturonte nga aeroporti i Shkupit por nga aeroporti i Ohrit. WizzAir ka monopol edhe sa i përket qëndrimit te aeroplanëve në pistën e aeroportit të Shkupit. WizzAir paguan vetëm 350 euro ndërsa kompanitë tjera ajrore paguajnë prej 2000 deri në 4000 për çdo fluturim nga aeroporti i Shkupit”, sqaron për KOHA, Shaqiri. Kurse sa i përket çmimeve, me të cilat manipulohet shumë, Shaqiri thotë se edhe përkundër asaj se në shikim të parë çmimet e biletave duken të lira, në realitet ndodhë diçka pasi mesatarisht i bie që një biletë të shitet 150 dollarë për një drejtim.

“Që të blesh një biletë udhëtimi njëkahëshe me çmim të lirë prej 20 eurove, do të duhet të bësh rezervimin dy muaj më parë, në të kundërtën çmimi i biletës prej 20 euro shitet deri më 200 euro për një udhëtim. Kur kësaj biletë i shtohen edhe harxhimet për të shkuar nga aeroporti i Hanoverit ku dhe zbret aeroplani drejt Hamburgut apo Berlinit, udhëtari do të duhet të paguajë të paktën edhe 100 euro biletë treni apo autobusi. Kjo do të thotë se çmimi i fundit i biletës arrin shifrën deri 150 euro sa është dhe çmimi i biletës për një drejtim që e shesin kompanitë e tjera ajrore në Maqedoni”, thotë Kasam Shaqiri, nga Oda ekonomike për Turizëm në Maqedoni.

SUBVENCIONET QË QEVERIA E MAQEDONISË I KA PAGUAR ËIZZAIR-IT 3 VITEVE TË FUNDIT

Viti – Vlera e subvencioneve

2015 – 47.255.006 denarë

2016 – 104.075.000 denarë

2017 – 62.286.634 denarë

2018 – 52.000.000 denarë

(koha.mk)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button