Xheladini:Reagim publik ndaj trajtimit me rastin e kalimit të pikës kufitare në Qafë Thanë

Reagim publik ndaj trajtimit me rastin e kalimit të pikës kufitare në Qafë Thanë për në Shqipëri, në pikën kufitare të Maqedonisë së Veriut
Prof. Etem Xheladini, ish-punëtor i arsimit (për 42-vite), pensionist për pes vite, Ish-kryetar i SHASH-it.”Naim Frashëri” Kumanovë-Likovë.
Me dt. 11-05-2025, ora.04
Sot, unë, prof.Etem Xheladini u njoftova në pikën kufitare të Qafë Thanës, gjatë hyrjes dhe daljes nga Maqedonia e Veriut për në Shqipëri, se nga 25 Mars 2025, për një vitë më është ndaluar të kalojë kufirin.
Për më shumë se 30 minuta u mbajtëm pa asnjë arsye të qartë, nga policët kufitar (të cilët të themi të drejtën patën sjellje korekte) me që për urdhëresën e ngarkuar duhej të behen verifikime shtesë nga autoritetet e punëve të mbrendlshme kompetente.
Ky është një presidantë rast, por edhe një praktikë e përsëritur që synon të ushtrojë presion ndaj përfaqësuesve shqiptarë dhe ish aktivistëve të angazhuar në çështje kombëtare, e unë në veçanti për më se pes dekadave në sferën e humanitetit e arsimit, si dikur me hapjen e paraleleve të Gjimnazit me mësim në gjuhën shqipe (1991), si dhe paraleleve në gjitha qendrat e shkollave të mesme deri më 1994/95, si dhe hapjenë e Fakultetit të “AB” në Kumanovë më 2008.
Këto veprime të organeve të punëve të mbrendëshme përbëjnë një rikthim të metodave të kohës së komunizmit jugosllav, ku shqiptarët ndaloheshin, maltretoheshin e diskriminoheshin pa arsye për këto aktivitete që përmenda më parë.
Kurse tani ky veprim është i pa pranueshëm e ju drejtohemi politikëbërsve pozitë, opozit e participientëve shqiptar në Qeverin e MV, në pushtet, të reagojnë ndaj këtyre veprimeve, se këto veprime në këto kohë kur Maqedonia e Veriut aspiron integrimin në Bashkimin Evropian dhe promovon bashkëpunimin rajonal, janë të pa tolerueshme, e duhet të dinë se këto veprime janë në kundërshtim të plotë me parimet e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe barazisë para ligjit.
Shqetsimi nuk ishte i imi, sa i bashkëudhëtareve që ishin në minibusin që uthtonim për Shqipëri, pasi siç më njininë thuajë se gjithë këta bashkëudhëtar për këte vendim të pushtetit kundrejtë një ish-punonjësi të arsimit, tani më se pes vite pensionist ishte më se çnjerzore, po edhe i ulët.