Xhevat Limani, artisti i njohur strugan vlerësohet me çmim nga Akademia e Brazilit

Miq të dashur, adhurues dhe përkrahës të letërsisë, artit dhe kulturës,

Ndjej kënaqësi të veçantë të ndaj me ju, në këtë kohë pandemie, gëzimin tim në shenjë triumfi. Para pak çastesh, Akademia e Kulturës, Letërsisë dhe Arteve e Brazilit më nderoi me çmimin e madh për kontributin tim në art, kulturë dhe letërsi.

Me këtë, lejomëni të falënderoj publikisht Akademinë e Letërsisë dhe Arteve në Brazil me presidenten Znj. Magna Aspasia Fontenelle, dhe zv. presidentin Z. Emanuel da Paixao Kappel. Gjithashtu një falenderim i veçantë shkon për presidentin e PEGAS Albania Z. Kristaq F. Shabani i cili mundësoi prezantimin e veprimtarisë time letrare dhe artistike, veçanërisht turneun e madh me mision historik të projektit GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU në kuadër të TEATRIT SHQIPTAR NË AMERIKË.

Kënaqësia merr dimrnzione universale aq më tepër kur një vlerësim kaq i lartë vjen nga shteti i madh i Brazilit, një vend i adhuruar nga krijuesit shqiptarë që nga periudha e Rilindjes.

Respekte dhe mirënjohje personale dhe institucionale,

Xhevat Limani.

——

My dear friends, fans and supporters of literature, art and culture,

I feel special pleasure to share with you, in this time of pandemic, my joy as a sign of triumph. A few moments ago, the Brazilian Academy of Culture, Literature and Arts honored me with the grand prize for my contribution to art, culture and literature.

With this, allow me to publicly thank the Academy of Literature and Arts in Brazil with president Ms. Magna Aspasia FONTENELLE, and vice president Mr. Emanuel da Paixao Kappel. I would also use the opportunity thank the president of PEGAS Albania Mr. Kristaq Shabani who enabled the presentation of my literary and artistic activity, especially the grand tour with historical mission of the project GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU within the ALBANIAN THEATER IN AMERICA.

Pleasure takes on universal dimensions all the more so when such a high appreciation comes from the great state of Brazil, a country adored by Albanian creators since the Renaissance.

With personal and institutional respect and gratitude,

Xhevat Limani.

In : Aktuale

Loading...
loading...