Xhevdet Nasufi: LSDM politikën e saj po e ndërton edhe në kuriz të shqiptarëve

Ish-ministri i drejtësisë dhe ish-deputeti, Xhevdet Nasufi në një prononcim ekskluziv për Agjencin e Lajmeve Zhurnal, ka folur për aktualitetin politik në vend, referendumin, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe Marrëveshjen me Greqinë.

Ai thotë se të gjitha zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë shkaktuar dhe sfiduar nga vet spektri politik maqedonas.

“Pothujse të gjitha zgjedhjet e parakohshme janë inicuar, shkatuar dhe sfiduar nga vet maqedonasit pa ndonjë motiv madhor kombëtar apo shtetëror. Çuditerishtë, edhepse vet udhëheqin dhe manaxhojnë shtetin. Shqiptarët gjithmon kanë patur aresye dhe motive për zgjedhje të parakohshme, por asnjëherë nuk e kanë bërë këtë. Prandaj këto pytje dhe dyshime tanimë nuk duhet shtruar VMRO-së apo LSDM-së, por vet shqiptareve”, thotë për Zhurnal, Xhevdet Nasufi, ish-ministër i drejtësisë duke komentuar mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale në fillim vitin e ardhshëm.StrugaLajm

Ai thekson se në fakt, si politik VMRO e Gruevskit e Mickoskit do ishte më mirë e defaktorizuar dhe e margjinalizuar.

“Referendumi pa të pos që do ishte i suksesheme, do rezultonte me një fazë me shpresdhënse dhe me pozitive për vendin, në veçanti në kontekstin e sigurisë dhe atë gjeostrategjik. Por, të kuptohemi, këtë negativitet politik VMRO e ndërtoi bashkë dhe me ndihmën e shqiptarëve. Pra, kontesti është i vjetër, por edhe i ri. Në këtë rrafshë mos harrojmë edhe trashigimin politikë të LSDM që po ashtu politikën e ndërton edhe në kuriz të shqiptarëve”, vlerëson për Zhurnal, Nasufi.StrugaLajm

Sipas tij, politikndërtursit shqiptarë sot, nuk munden, nuk duan por nuk kanë as kapacitet për të kërkuar ndryshime në sistemin kushtetuso-juridik të vendit.

“Vall, a nuk u pa se gati më shumë se 5 ministra të dretesisë nuk lanë edhe një të vetme gjurmë pozitive në sistemin juridik dhe gjyqësor në vend. Vall, a nuk ndodhi më në fund edhe turpi kolektiv që pas kaq vitesh të mirët edhe vet dikasteri për këtë? Por edhe diç tjerët, cili politikbërese shqiptarë sot mund ti rezistoi presionit nga brenda, e veçmas atij nga jashtë kundër një kërkese të tillë?”, shprehet Nasufi.

In : Aktuale

Loading...
loading...