Yahya Kemal Struga përsëri organizator i garës “FirStep”

Më datë 04.12, ditën e enjte, në hapësirat e shkollës Yahya Kemal Struga do të zhvillohet edicioni i dytë i garës projektuese “FirStep” – një aktivitet i dedikuar nxitjes së kreativitetit, inovacionit dhe frymës së bashkëpunimit tek nxënësit.
Gara u drejtohet nxënësve të Yahya Kemalit si edhe të gjithë nxënësve të klasave të nënta nga shkollat shtetërore të rajonit. Pjesëmarrësit do të prezantojnë projektet e tyre origjinale, do të paraqesin ide të reja dhe do të bashkëpunojnë me moshatarët e tyre në një ambient konkurues dhe njëkohësisht motivues.
Organizatorët parashikojnë një ngjarje dinamike, pjesëmarrje të madhe dhe projekte edhe më cilësore se vitin e kaluar. Aktiviteti mbetet i hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin prezantimet dhe të mbështesin të rinjtë inovatorë.
Ju mirëpresim të enjten në “FirStep”!



































