Ylber Sela: Broshura është parakusht për ruajtjen e identitetit kombëtarë

Publikohet broshura online për përdorimin e gjuhëve. Broshura është në tre gjuhë, anglisht, shqip dhe maqedonisht.

Kjo broshurë do të jetë publike për të gjithë qytetarët në Ueb faqen e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve.

Nga Agjencia sugjerojnë që qytetarët, përfaqësuesit e institucioneve, krijuesit dhe praktikuesit të politikave ta përdorin këtë broshurë, e cila, sipas tyre, do të lehtëson qasjen deri te informacionet për sa u përket detyrimeve institucionale ndaj të drejtave të qytetarëve për zbatimin e gjuhëve.

Ylber Sela Drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, tha se derisa janë duke pritur që të bëhet rebalanci i buxhetit dhe e njëjta të shtypet në letër, ata janë të hapur të mirëpresin çdo sugjerim apo përmirësim të gabimeve eventuale, që mund të vij deri te ata në lidhje me broshurën për përdorimin e gjuhëve.StrugaLajm

Ahmet Selmani i cili e prezantoi broshurën në gjuhën shqipe tha se çdo qytetarë ka të drejtë ta përdorë gjuhën zyrtare në nivel qendrore dhe lokalë pa pengesa.

Kjo broshurë u publikua në ditën Evropiane të Gjuhëve. Në prezantimin e broshurës morën pjesë përfaqësuese të ambasadës së Amerikës, përfaqësuese nga Shqipëria dhe Kosova dhe përfaqësuese të institucioneve vendore. Në këtë prezantim u fol edhe për sfidat e zbatimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve./TV21/

In : Aktuale

Loading...
loading...