AktualeStruge

Ylli i Strugës në atletikë, Natyra Malo, shkëlqen në Shkup

Natyra Malo, Kampione në 100 metra – Sukses i Atletikës “Drini” në Shkup

Shkup, 17 maj 2025 – Atletja e talentuar nga Struga, Natyra Malo, ka shkëlqyer sot në Kampionatin Ekipor për Seniorë në Atletikë, duke fituar medaljen e artë në disiplinën e 100 metrave.

Përfaqësuese e vetme e Klubit të Atletikës “Drini”, Natyra u paraqit me vendosmëri dhe formë të lartë fizike, duke përmirësuar dukshëm rezultatin e saj nga gara e mëparshme dhe u shpall kampione absolute në këtë disiplinë.

Ky sukses është dëshmi e punës së palodhur dhe përkushtimit të stafit dhe vetë sportistes, ndërsa për klubin Drini përbën një motivim shtesë për sfidat që e presin.

“Jemi në rrugë të mbarë dhe të motivuar për të vijuar me suksese të tjera,” thuhet në njoftimin e klubit. Objektivi i radhës është Kupa e Seniorëve, që do të mbahet më 24-25 maj 2025, sërish në Shkup.

Klubi i Atletikës “Drini” vazhdon rrugëtimin drejt majave të atletikës shqiptare dhe rajonale.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button