Këto ditë doli nga shtyp libri “Proverba latine në shqip” nga prof.Ymyt Zedeli.U botua në stinën e pranverës dhe paraqet një “behar” që freskon me “aromën” e fjalëve të urta.Libri në fjalë është një sinopsis të thënieve më briliante latine gjatë historisë dhe si thotë edhe vetë autori është libër i dedikuar për gjithë njerëzit prej moshës 15 deri në moshën 75 vjeçare.Duke i lexuar aforizmat fitohet ndjenja sikur para vetes lexuesi e ka bashkëbiseduesin më të urt i cili i jep këshillat më të mira jetsore, me të cilat ja zbukuron jeten.Libri në fjalë është argëtues dhe i këndshëm pasi ka thënie të mençura nga të gjitha zhanret, ofron mundësi për të mësuar fjalë dhe thënie të reja praktike për jetën e përditshme. Duke e lexuar hyjmë në jë dimenzion tjetër kohor më të relaksuar larg nga problemet e përditshe.Të lexuarit e proverbave në gjuhën latine do të na ndihmojë që më mirë ti definojmë qëllimet e jetës , të ndihemi më të afërt midis veti, ta përmirsojmë empationin respektivisht më mirë të kuptohen emocionet e të tjerëve,sepse te këto proverba është gërshetuar fryma e popullit gjatë shekujve.Në kohën kur shkenca dhe teknika kanë qenë pak të zhvilluara,krijuesit më tepër kanë menduar për njeriun,për moralin dhe jetën dhe si rezultat i atij angazhimi janë krijuar proverbat më të mira për jetën,punën, nderin, moralin,drejtësin të cilat me kujdes i ka zgjedhur prof.Ymyti në këtë libër xhepi. “Verba volant, scripta manent” –“ Fjalët fluturojë,por ajo që është shkruar mbetet”. Tani në duart tona kemi një thesar të pasur ,që do të mbetet në bibliotekat tona dhe në memorien tone pra “Proverba latine shqip” në të cilat proverba është stigmatizuar kultura shpirtërore e botës së civilizuar.Libri nuk është i mire se i ka kopertinat, por librin e bën të mire lexuesi i mire!
Muhamet Borova