Aktuale

Youth for Struga me nismë në Dollogozhd – përmirësohet hapësira për nxënësit e “Nuri Mazari”


Organizata rinore Youth for Struga ka realizuar sot një projekt simbolik, por me ndikim të drejtpërdrejtë për nxënësit, me rastin e patronatit të shkollës “Nuri Mazari” në Dollogozhdë.
Nisma kishte për qëllim përmirësimin e atmosferës në hapësirat e pushimit, duke krijuar kushte më të përshtatshme dhe më të këndshme për nxënësit gjatë kohës së lirë në shkollë.
Nga organizata shprehen se presin që kjo iniciativë të mirëpritet dhe të shfrytëzohet në mënyrë të duhur nga vetë nxënësit, ndërsa theksojnë se nëse projekti rezulton i suksesshëm, ai do të pasohet nga aktivitete të tjera të ngjashme në të ardhmen.
Njëkohësisht, ata bëjnë apel për kujdes dhe përgjegjësi nga ana e nxënësve, duke kërkuar mirëmbajtje të vazhdueshme dhe shmangie të dëmtimeve në hapësirën e re të krijuar.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button