Zabzuni, përplaset me Demirin për deponinë:E kam menduar dorëheqjen

Kryetari i Komunës së Strugës, Mustafa Zabzuni,  në seancën e sotme shfrytëzoi rastin që nga afër të informoj të zgjedhurit e popullit për gjendjen e deponisë,  pas zjarreve të vazhdueshme dhe ndotjes  ekologjike dhe shëndetësore që po i sjell Strugës . Zabzuni , pas fjalës së këshilltarit  Ardian Demiri i cili potencoi se ky Këshill duhet të jap dorëheqje kolektive, sepse nuk zgjodhi cështjen e deponisë, nënvizoi se ai si kryetar i komunës  në disa raste e ka menduar dorëheqjen, por ka mbizotëruar vendimi që duhet të punohet që kjo cështje të zgjidhet njëherë e mirë.Ai vazhdoi një polemikë me këshilltarin Ardian Demiri  i cili kërkoi përgjegjësi nga Zabzuni,  pse deri tani nuk është marr një angazhim i vendosur nga Komuna për zgjidhjen e cështjes së  deponisë duke lënë të kuptohet që edhe kryetari I Komunës ka përgjegjësitë e veta në këtë drejtim.Zabzuni,  iu kundërpërgjigj duke thënë se Demiri si anëtarë i Komisionit të ngritur ka patur të gjitha mundësitë të kontribojë dhe të ofrojë zgjidhje, por gjithmon është mjaftuar që këtë problematic vetëm ta paraqesi nëpër portale dhe media, pa afruar një mendim alternativë.Zabzuni sqaroi se është optimist që qeveria do të pranojë propozimin e Komunës së Strugës ,propozim i cili parashikon që mbeturinat e Strugës të kompresohen dhe të transportohen në  deponinë legale të Shkupit .Debatin ndërmjet kryetari të Komunës Mustafa zabzuni dhe këshilltarit Ardian demiri e ndërpreu kryesuesi I Këshillit të Strugës I cili ndërpreu seancën.(Strugalajm.com)

StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...