Ziadin Sela dhe Zoran Zaev nesër do të takohen për t’i dhënë fund amullisë rreth qëndrimit ose jo të Aleancës për Shqiptarët në Qeveri. Edhe pse nuk bëhet i ditur vendi se ku do të takohen Sela dhe Zaev, burime nga Aleanca për Shqiptarët por edhe nga socialdemokratët thonë se takimi është parashikuar në orën 14. Derisa partia e Selës pretendon që dikasteri i Shëndetësisë duhet të udhëhiqet nga kuadër i tyre, LSDM-ja pas përcaktimit të Venko Filipçes si propozim për ministër ka forcuar qëndrimin se pos Sekretariatit për zbatimin e reformave nuk mund t’i ofroj gjë tjetër Aleancës. Nuk përjashtohet mundësia që Sela të zbus qëndrimin dhe të kërkoj një nga dikasteret tjerë të LSDM-së. Nga ana tjetër BDI përpos Arbër Ademit për zëvendësministër të Arsimit, akoma nuk është përcaktuar për ministrin par resor për Investime të huaja. Nga Qeveria konfirmojnë se propozimet për plotësimin e vendeve vakante, në Kuvend do të adresohen si paket propozimesh dhe jo një për një.
PRITET QË PARTNERËT E KOALICIONIT NË QEVERI T’I DORËZOJNË PROPOZIMET PËR VENDET E ZBRAZUR DHE TË GJITHA KËTO SI PAKET I PROPOZUAR NGA KRYETARI I QEVERISË DO T’I DORËZOHEN KUVENDIT- DEKLAROI ZËDHËNËS I QEVERISË MILE BOSHNJAKOVSKI.
Në rast të ndryshimeve brenda shumicës, kjo e fundit është e bindur se numrat nuk mungojnë për votimin e kuadrove të reja. Qeveria llogaritë në dy numrat e PDSH-së, një të Vesel Memedit, deputetit Hamdi Bajram dhe të deputetit të pavarur Çedomir Sazdovski. Si datë e mundshme kur në seancë plenare mund të vendosen emrat e ministrave dhe zëvendësministrave parashikohet të jetë 25 dhjetori.