Zaev i kthen përgjigje opozitës : Mos kërkoni zgjedhje të parakohshme

Përfundimisht duhet të ndalemi me zgjedhjet e parakohshme, ato i ndërpresin kapacitetet prodhuese dhe ekonominë e tërësishme të Maqedonisë, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev në Gjevgjeli, si përgjigje e kërkesës së liderit të VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Shteti, thotë ai, ka drejtim të qartë pas të cilit lëviz, gjegjësisht, siç tha, evropianizimi vazhdon.

Të gjitha vendimet e rënda që u sollën në të kaluarën ishin për shkak të standardit ekonomik të popullit, për shkak të hapjes së vendeve të reja të punës, t’i motivojmë investitorët e tillë të investojnë në investime të reja, të hapin vende pune, ta rrisin eksportin e tyre, bruto prodhimin vendor të shtetit, ndërsa me atë edhe mirëqenien e gjithë popullit”, tha kryeministri. Çdo hulumtim i parakohshëm i zgjedhjeve, sipas tij, i ngec proceset e tilla.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...