Zaev kërkon dorëheqjen e Çulevit: Duhet të ketë përgjegjësi për tubimet në Strugë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev reagoi për ngjarjen fetare në Strugë, me ç’rast kërkoi dorëheqjen e ministrit të brendshëm, Naqe Çulev.

Zaev në shkrimin e tij në Facebook përmend ngjarjet e fundit në vend që sipas tij dëshmojnë paaftësitë e ministrit.StrugaLajm

“A u këshillua Naqe Çulev me Mickoskni përpara se të vendosë të rrezikojë shëndetin e qytetarëve? A e detyroi Mickoski Çulevin të organizojë një ngjarje në mes të një pandemie pa masa mbrojtëse? A e urdhëroi Mickoski Çulevin mos të ndërmerr veprime gjatë tubimit masiv në Strugë? A e lejoi Mickoski Çulevin të sulmonte një gazetar? A e aprovoi Mickoski hedhjen e bombës së tymit në audiencë? Fakti që strukturat e policisë të udhëhequra nga Çulev nuk reaguan dhe lejuan të ndodhin këto incidente ngre nivelin më të lartë të përgjegjësisë tek ai dhe ai duhet t’i japë fund kësaj me dorëheqjen së tij të menjëhershme.”, ka shkruar mes tjerash Zaev.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...