Zaev: Mua më vjen mirë, që Ziadin Sela e konfirmoi se qëndron në Qeveri

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev i pyetur për daljen nga koalicioni qeveritar të Aleancës për Shqiptarët të Zijadin Selës, Zaev tha se LSDM-ja e konfirmon koalicionin e saj me BDI-së dhe shtoi që të respektohen marrërveshjet e komunikuara para fushatës për zgjedhjet.

“Pushteti lokal është ndryshe nga ai qendror dhe është shumë legjitime që Zijadin Sela dhe PDSH-ja për reforma ose siç e quan ai Aleanca për Shqiptarët ka hyrë në koalicion me BESË-n. Unë nuk ka, problem me këtë, pash se diku me strukturat drejtuese edhe të VMRO-DPMNE-së, siç është në Gostivar dhe kam mirëkuptim. Me siguri janë dakorduar për programin në nivel lokal dhe kjo është në rregull. Ne jemi me BDI-në në koalicion dhe i mbështesim kandidatët në ato komuna dhe nga këtu nuk shikoj asgjë se kjo mund të ndikojë, përveç nëse Zijadin Sela dhe partia e tij nuk vendosin për ta braktisur. Mua më vjen, mirë, ai e konfirmoi atë se qëndron në Qeveri dhe kështu vazhdojmë më tutje”, tha Zaev.

 StrugaLajm

 

In : Aktuale

Loading...
loading...