Aktuale

Zaev nuk e ndan kryeministrin e ri teknik:Ose Spasovski ose Carovska

Kryeministri Zaev thotë se pas vizitës së tij në Romë do të diskutohet për emrin e kryeministrit teknik. Sipas tij në opinion përfliten emrat e Spasovskit dhe Carovskës, por akoma nuk ka vendim përfundimtar nga organet partiake. Zaev thotë se deri më 3 janar do të duhet të diskutohet edhe me opozitën për emrat e ministrave në qeverinë teknike. “Përmenden emra shumë logjik, po i shoh të dy ministrat. Shkruhet nëpër media për Oliver Spasovskin, për Milla Ceravskën, për shkak se ata largohen nga pozitat. Edhe ne sillemi rreth këtyre. Disa herë në kryesinë e partisë ka mendime për person edhe prej jashtë, duam të gjithë këto punë t’i shqyrtojmë të marrim vendim dhe atë vendim ta njoftojmë”, theksoi kryeministri Zoran Zaev.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button