Zaev: Nuk kam pasur kontakt direkt me Spasovskin, por do të testohem

Kryeministri i vendit Zoran Zaev për TV21 deklaroi se nuk ka pasur kontakt me ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovskin, por se do të testohet.

“Nuk kam pasur kontakt direkt me Oliver Spasovskin jashtë protokolleve për mbrojtje personale, gjithmonë kemi mbajtur distancë dhe maska, në përputhje me protokollet. Gjegjësisht përderisa njëri flet pa maskë në fytyrë, të tjerët mbajnë maska, njëkohesisht mbahet edhe distanca. Megjithatë do të testohem pasi që është ajo është e mençur dhe e përgjegjëshme”, tha Zaev për TV21.

Ndryshe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski përmes një statusi në “Fejsbuk” mbrëmë ka treguar se ka rezultuar pozitiv në testin për Kovid-19.

In : Aktuale

Loading...
loading...