Aktuale
Zaev për tryezën e thirrur nga Ahmeti: Është trysni ndaj meje për kryeministrin e BDI-së

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev i pyetur nga TV21 ka komentuar ftesën e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti për tryezën e partive shqiptare.
Thotë se e sheh si trysni ndaj koalicionit “Mundemi” për kryeministrin e propozuar nga BDI.
“Po, e shoh si trysni ndaj meje, LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi” për kryeministrin e propozuar nga BDI”, tha Zaev.- Advertisement –
Zaevi u pyet edhe për atë se sa kjo tryezë do ta ndikojë formimin e Qeverisë nga ana e tij, ai me përgjigje: “Është shumë herët të jap çfarëdo komenti”.
.gif)




























