Zaev sfidon opozitën: “Bujrum” nëse keni shumicë parlamentare

Nuk do të ketë zgjedhje lokale së bashku me zgjedhjet parlamentare, tha sot Kryeministri Zoran Zaev, duke refuzuar kërkesën e liderit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Ai i tha Mickoskit nëse ka shumicë le ta tregoj, e jo të gënjej. Të njëjtin mesazh e drejtoi edhe për partitë tjera parlamentare.StrugaLajm

“Unë i bëj thirrje çdo partie që mendon se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare të bëjë një deklaratë publike në lidhje me të. Partnerët e koalicionit janë absolutisht të mendimit se duhet të ketë zgjedhje të rregullta. Ka ardhur koha për të punuar dhe punuar deri në fund, dhe jo për të shkuar vazhdimisht në votime. Këtu ishim në zgjedhje, pranuam, vendosëm agjendën Euro-Atlantike, dhe zgjedhjet përfunduan, dhe VMRO-DPMNE humbi. Dhe tani për të shkuar në punë e lehtë përsëri? Pse Sepse kështu mendon Mickoski? Jo, nuk ka asnjë arsye për të shkuar”, deklaroi Zaev.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...