ZAEV SFIDON SHQIPTARËT!

Medai Shaholli

Ende pa kaluar 24 orë nga deklerata e pardjeshme e Zoran Zaevit, nga intervista e tij për mediet serbe ,kur i thurte lavde dhe fjalë miradie për kryeparlemtarin Talat Xhaferi, si oficer i mirë i armatës maqedonase i cili nuk ka rrezikuar asnjëherë sovranitetin e shtetit dhe si bashkëpuntori i mirë i Gruevskit,sot ndryshoi qëndrimet dhe foli me tone qortuese.Zaev ,dukej i mërzitur për shkak të pranisë së flamurit shqiptar në zyrën e kryetarit të parlamentit, nga i cili kërkoi ta përmirësojë gabimin duke aluduar për heqjen e flamurit shqiptar nga zyra e kryeparlamentarit Xhaferi.Qëndrimi refuzues dhe mosdurues i pranisë së flamurit shqiptar në ambientet e Parlamentit të Maqedonisë paraqet shfaqjen e parë të shovenizmit nga ana e kandidatit për kryeministër Zaev, kundrejt simboleve kombëtare shqiptare. Një tjetër prononcim antishqiptar i Zaevit, për mediet serbe ishte dhe deklerata e pastër e shovenizmit pansllavist kur tha se,Kosova është zemra e Serbisë !Kjo është fytyra e vërtetë e antishqiptarit Zajko.Pansllavizmi si idologji e politikave neokolonialiste e sundimit dhe shtrirjes së pushtetit politiko-ekonomik dhe religjioz si në shumë vende të ballkanit edhe në Maqedoni ,ka ithtarët e kësaj ideje që vepron pëmes klasës politike të të gjitha krahëve të bllokut sllavo-maqedonas. Me këto qëndrime të qarta antishqiptare të liderit të LSDM-së , mbi gjuhën dhe përdorimin e simboleve kombëtare ai nuk mbetet prapa Gruevskit dhe Vuçiqit.Ndryshimi i kursit politik pas zgjedhjeve nga Zoran Zaev,për moszyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare shqiptare në të gjithë vendin nuk është ndonjë çudi e madhe pasi dublanti Zaev, ka gënjyer naivët shqiptar me kartën e miqënies sociale dhe të hapjes së vendeve të reja të punës për të gjithë qytetarët si dhe me zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Platforma Shqiptare u harrua dhe nuk do të jetë pjesë e programit qeveritar.Për këto çështje të ndjeshme të përdorimit të gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare ” ujku i përhimët i dëborës” Zaev ,tha shkurt e shqip se , nuk do të preket kushtetuta, himni dhe simbolet e shtetit. Por, për Ali Ahmetin dhe dhe liderët e tjerë shqiptarë, kjo dekleratë nuk përbën problem për krijimin e koalicionit qeverisës pasi interesat partiake dhe pushteti politik janë më të rëndësishme se Platforma Shqiptare . Siç duket edhe këtë radhë na “hodhën” klani LSDM -DUI,plus partitë e vogla si dekor, me pretekstin e “përfshirjes së Platformës Shqiptare” në programin qeverisës që në fakt ata kanë si synim vetëm pushtetin politik dhe benefitet e tij.Për gjithë këtë farsë të vendosjes së demokracisë dhe të krijimit të një qeverie demokratike të koalicionit me fytyra të njohura dhe të komprometuara për 15 vjet në qeveritë e mëparshme ,vlen më shumë se kurrë fjala e urtë që thotë se; “të gjithë derrat një turi kanë”.


Loading...
loading...