ZAEV SHQELMON PLATFORMËN SHQIPTARE!

 

Më në fund pas shumë hezitimeve Presidenti Ivanov, i jep mandatin e shumëpritur kandidatit për kryeministër Zoran Zaevit.Me të marrë mandatin për kryeministër properëndimori dhe “proshqiptari”Zaev, bëri një dekleratë ku u shpreh se:
Garantojmë mbrojtje të kushtetushmërisë, sovranitetit, integritetit territorial, pavarësisë dhe multietnicitetit të Maqeodnisë. Garantojmë mbrojtje të rendit kushtetues dhe tërësisë territoriale të Republikës së Maqedonisë. Garantojmë mbrojtje të interesave shtetërore dhe avancim të jetës së gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, religjioze dhe gjuhësore. Garantojmë se procesi i miratimit të vendimeve për qytetarët e Maqedonisë do të jetë në pajtim me parimet themelore demokratike dhe parimet e shtetit juridik, duke mos e sjellur Republikën e Maqedonisë në situatë të nënshtrimit ose varësisë nga shtet tjetër. Asnjë dokument, platformë, akt ose veprime që do të ishin në kundërshtim me qëndrimet e shprehura më lart, nuk mund të jetë kusht ose bazë për veprimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Çfarë do të thotë kjo dekleratë?StrugaLajmStrugaLajm

Kjo dekleratë do të thotë ,hedhje poshtë e Platformës u Shqiptare dhe e zyrtarizimit të gjuhës shqipe si kërkesa të parealizueshme të partive politike shqiptare, nga ana e mandatarit për kryeministër të ardhshëm të vendit Zaev.Loja me Platformën Shqiptare e angazhimin e tyre për barazi të plotë dhe zyrtarizimi e gjuhës shqipe në tërë territorin e vendit gjatë fushatës elektorale ,ishte demagogjia e radhës e partive politike shqiptare për të fituar besimin dhe votat e shqiptarëve.StrugaLajm

Asnjë nga partitë politike shqiptare nuk reagoi për këtë dekleratë të “vëllamit “të tyre Zaev ,i cili i me këtë qëndrim i dha një grusht të fortë Platformës Shqiptare,ajo tashmë është një letër e zverdhur e pavlerë në sirtaret e byrove të partive politike shqiptare.
Nëse liderët politik shqiptarë do të kishin kushtëzuar mandatarin Zaev me pranimin e Platformës Shqiptare në programin qeverisës, ky do të ishte hapi i madh dhe liderët shqiptar do meritonin epitetin e “patriotëve” me të cilën do të kishin ngritur pozitën shqiptare në një rang me sllavo-maqedonasit. Por kjo nuk ndodhi ,sepse liderët shqiptarë nga frika dhe presioni i dhunës së komitëve të VMRO-së, hoqën dorë nga Platforma Shqiptare dhe pranuan një kapitullim të ri të ngjajshëm si ajo e MO.
Në këtë rast ,kemi zbrabsje të qëndrimeve të liderëve politik shqiptarë dhe një kapitullim pa kushte të kërkesave shqiptare për liri dhe barazi në “drzhavën” e ashtuquajtur FYROM.
Këta janë liderët kompromisaxhinj që shkelën me të dya këmbët platformën e tyre për hir të pushtetit politik dhe benefiteve që dalin prej tij.Këta janë liderët politik shqiptarë që para Zaevit ,pranuan kapitullimin e ri,me të cilin do vazhdojmë të trajtohemi si “mallcinstvo”dhe gjuha shqipe si gjuhë e bashkësisë etnike të 20%.

Medai Shaholli


Loading...
loading...