Zaev ‘shuplakë’ Rusisë, rreshtohet pas SHBA-ve dhe NATO-s

Maqedonia është rreshtuar pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve të BE-së dhe Aleancës së NATO-s me dëbimin e diplomatit rus në këtë vend, njofton agjencia e lajmeve INA.

Është një akt i koordinuar për faktin se pothuajse në të njëjtën periudhë kohore në SHBA, Angli dhe vende tjera të Bashkimit Evropian dhe rajonit janë dëbuar mbi 60 diplomatë rus.

Është një fillim i ri i luftës së ftohtë mes Perëndimit dhe Rusisë, që ka mobilizuar dhe vendet e rajonit të Ballkanit të cilat janë rreshtuar pas Aleancës së NATO-s, në përjashtim me Serbinë.

Në një komunikatë për media, MPJ ka thënë se vendimin për dëbimin e diplomatit rus e kanë marrë në konsultim me Bashkimin Europian dhe NATO-n, në shenjë solidarizimi me Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me “rastin Skripal”.

“Përdorimi i armatimit kimik të nivelit ushtarak është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe një gjë e tillë ndikon në sigurinë e vendeve”, thuhet në komunikatë.

Vendimin e Maqedonisë e ka mbështetur ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoni, Charles Garett.

Ambasada ruse në Shkup ka reaguar ashpë ndaj vendimit të Maqedonisë, duke e vlerësuar këtë akt si të pa precendent në marrëdhëniet ruso-maqedonase.

“Qeveria morri vendim që të largojë një diplomat rus. Gjithë përgjegjësia dhe pasojat nga ky provokim dhe akt jomoral do të mbajë pala maqedonase në raportet ruso-maqedonase”, ka shkruar mes tjerave në postin e publikuar nga ambasada ruse.

Britania e Madhe dhe aleatët e saj kanë fajësuar Moskën për sulmin me agjent nervor kundër ish-spiunit rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij, Yulia, më 4 mars, në Sallsbëri të Anglisë.

Por, e gjithë kjo duket si një pretekst për t’iu përgjigjur politikave destruktive të Vladimir Putinin i cili synon dezintegrimin e BE-së dhe destabilizimin e vendeve të cilat duan ti bashkangjiten NATO dhe familjes Evropiane.

In : Aktuale

Loading...
loading...