Aktuale

Zaevi e mbyll ‘qesen’ ministrat vetëm 30 mijë denarë shpenzime

Kryeministri, zv.kryeministrat, ministrat pa resorë, Sekretari i Përgjithshëm, zyrtarë të tjerë të zgjedhur dhe anëtarë të sigurisë në Qeveri, nga tani do tu lejohet të shpenzojnë vetëm 30 mijë denarë në muaj në restorante dhe bare, pasi qeveritë paraprake në lidhje me këto shpenzime nuk kanë pasur kufi,mëson Makfaks.

Qeveria më 7 korrik mori vendim për ndryshimin e Rregullores për përdorimin e shërbimeve hotelierike me mjete të buxhetit për këto shërbime.

Këto ndryshime sillen për shkak të rregullores së vjetër prej vitit 2012, gjegjësisht në përurimin e qeverisë së re, ku në të nuk ka pasur kufizime për këto shërbime.

Dje, në një konferencë për shtyp me gazetarët në Ministrinë e Brendshme, u prezantuan fatura dhe llogaritë nga drekat me kosto të larta të zyrtarëve të qeverisë së kaluar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button