Zaevi takoi liderët e të gjitha partive shqiptare, kalkulime për Qeverinë e re

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka zhvilluar takime me liderët e të gjitha partive shqiptare në Maqedoninë e veriut, në përpjekje për të formuar shumicën dhe Qeverinë e re, përcjell INA.

Derisa dje ka takuar kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ate të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, Zaev sot takoi kryetarin e Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti, kryetarin e ASH-së, Ziadin Sela dhe ate të Alternativës, Afrim Gashi.StrugaLajm

LSDM po synon të formojë koalicionin qeverisë pasi që siguroi 46 mandate deputetësh në zgjedhjet e 15 korrikut. Kalkulimet për formimin e koalicionit janë LSDM 46 , Bashkimi Demokratik 15 dhe 1 deputet i PDSH që do të siguronin 62 deputetë. Por edhe koalicioni i mundshëm me 12 deputetët e ASH- AA që do të përbënin një maxhorancë stabile prej 74 deputetëve, por pa opozitë shqiptare.StrugaLajm

Nga ana tjetër, një formulë tek koluaret e LSDM është një koalicionim me ASH- AAA dhe deputetë nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së, që do ta mbështesnin Qeverinë Zaev 2.

In : Aktuale

Loading...
loading...