“ZAJAZI’ në Zvicër e ndezi atmosferën për “Ditën e Flamurit” (FOTO)

Me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve Shoqata “Zajazi” në Zvicër ka organizuar një program artistik me artistë, atdhetar, këngëtarë dhe persona publik nga ky rajon.

Në këtë festë të pranishëm kanë qenë mbi 600 persona ku vendi që ishte planifikuar ishte e stërmbushur dhe festa e tillë ka marr një karakter jashtëdimensional dhe gjithëpërfshirës.

Organizatorët e kësaj feste për portalinTetovaSot thonë se ka pasur mysafir nga e gjithë bota shqiptare, si nga Gjermania, Kosova, Tetova, Gostivari, Kërçova, Kumanova, Manastiri etj.

Në këtë manifestim u ndanë mirënjohje, ku në veçanti u nderua luftëtari i dy luftërave nga Zajazi z. Feti Abazi.

Gjithashtu në këtë festë u promovua edhe libri I një vajze nga Kërçova Fisnike Rasimi e cila ishte e thirrur enkas në këtë eveniment.

Për këtë rast të Ditës së Flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë, ka pasur këngë, humor, valle nga Grupi Artistik i Shoqatës nga Kërçova.

Kryesia e Shoqatës “ZAJAZI” në krye me me kryetarin Gzim Ramazin gjithashtu i shpreh mirënjohje të veçantë stafit të portalit TetovaSot të cilët çdo herë kanë qenë të gatshëm për të mbështetur të gjitha organizimet që ka pasur kjo shoqatë.

Në fund ju sjellim disa fotografi dhe video se si është festuar kjo datë shumë e rëndësishme për shqiptarët DITA E FLAMURIT dhe PAVARËSIA E SHQIPËRISË
StrugaLajm








Loading…


loading…