LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Zbardhen detaje për sulmin ku mbetën dy të vrarë në Shkup

Zbardhen detaje për sulmin në këmbimoren në Shkup dhe vrasjen e dy vetave nga ana e pronarit të këmbimores “Maqedonia” në lagjen Kisella Vodë të Shkupit.

58 vjeçari sipas burimeve të portalit “MKD” ishte sulmuar njëlloj në këtë këmbimore edhe para 5 viteve nga rrëmbyes të armatosur, të cilët nga plagët e marra e kanë lënë në gjendje invalidore.

Dy persona sot pasdite kanë sulmuar këmbimoren, por ata janë vrarë me armë zjarri nga pronari I saj. Sipas policisë, ngjarja është evidentuar si incident i armatosur, ndërsa nga policia kanë thënë se së shpejti do të japin detaje.

Para se të ndodhë incidenti në këmbimore ka qenë një qytetarë i cili ka thënë se ka dëgjuar më pas të shtëna. Siç mësohet pronari i këmbimores ka qenë i vetëm kur dy rrëmbyesit e kanë sulmuar.

Brenda pak ditëve kjo është vrasja e radhës në Shkup, pas vrasjes të shtunën të Ismet Arifit dhe plagosjes së një personi tjetër. Ngjarja ka ndodhur në Çair dhe se policia deri tani nuk ka asnjë detaj për vrasjen dhe autorët e saj.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button