Zbardhet misteri i Kuranit pranë makinës ku u shkrumbua kosovari në Fushë-Krujë
Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë gjetur një Kuran pranë vendit ku u dogj në makina shqiptari i Kosovës Xhaferr Osmani.
Fillisht ata dyshuan se libri i shenjtë i myslimanëve mund të ishte përdorur për të detyruar viktimën për t’u betuar mbi të, megjithatë, burime nga grupi hetimor bëjnëme dije për Albeu.com se e vërteta është ndryshe.
Dyshohet se libri i shenjtë ndodhej brenda makinës së viktimës dhe ai është hequr prej aty me qëllim që të shmangej djegia nga vetë autorët e kësaj vrasjeje makabre.
Hetuesit dyshojnë se autorët kanë hequr Kuranin nga makina, të cilës do t’i vinin zjarrin me Xhafer Osmanin brenda duke dashur që të mos e digjnin atë me frikën se mund t’i gjente diçka e keqe.
Ky është edhe shkaku se përse libri i shenjtë është nxjerrë nga makina që do të digjej dhe është lënë me kujdes dhe i pa zhubrosur disa metra më tej.
Organet e hetimit e kanë marrë librin në fjalë duke kërkuar gjetjen e shenjave të gishtërinjve të autorëve të mundshëm nga aty. /albeu.com/