Zbulime të reja në lidhje me Covid-19

Kanë kaluar 17 vjet që kur virusi Sars-Cov kërcënoi të përhapej në formën e pandemisë globale. Falë përpjekjeve të shpejta ta mbanin nën kontroll, popullsia e botës u kursye.

Por këtë radhë nuk patëm aq fat.

Fill pasi Sars-CoV2 shpërtheu, shkencëtarët ngrenë pikëpyetje se çfarë e bën këtë lloj virusi më infektiv se paraardhësi i tij.

Dhe duket se kësaj pyetje dalëngadalë po i japim përgjigje pasi janë bërë zbulime rreth mënyrës se si virusi hyn në qelizat tona.

Shkencëtarët e universitetit teknik të Mynihut në Gjermani dhe universitetit të Helsinkit në Finlandë, drejtuan një studim kërkimor që zbuloi se një receptor me emrin Neuropilin-1 i jep koronavirusit mundësinë të infektojë indet tona.StrugaLajm

Kjo lloj proteine gjendet në masë të madhe në qelizat tona, dhe pozicionohet në zgavrat e hundës, që lehtëson virusin të ndërhyjë në organizëm.

Më herët këtë vit, u zbulua se receptorët e quajtur “angiotensin converting” ndihmojnë gjithashtu koronavirusin të lidhet në sipërfaqe të qelizave, ndërsa enzima është gjithashtu një ndihmëse e virusit.StrugaLajm

Këto dy molekula shpjegojnë pse dy pandemitë SARS vijnë nga rrugët e frymëmarrjes dhe kalojnë në mushkri dhe aparat tretës.

Por nuk shpjegojnë pse njëri nga viruset është më i shpejtë në përhapje se tjetri.

Ky portal mirëmbahet nga Gazeta Express sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Mos i humb ngjarjet e rendesishme, abonohu tek GazetaExpress.POJo, Faleminderit

In : Aktuale

Loading...
loading...