Zbulohet rruga e drogës me mushka drejt Strugës !

55 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa janë sekuestruar në kuadër të operacionit “Rrajca” nga policia e Prrenjasit dhe ajo  stacionit të Qafe Thanës.

Operacioni u ndërmor pas informacioneve se dy shtetas po tentonin të trafikonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil për në Maqedoninë e Veriut.

Shtetasit A. B., 47 vjeç, dhe I. B., 22 vjeç, të dy banues në fshatin Sutaj-Prrenjas u arrestuan në flagrancë.StrugaLajmStrugaLajm

Ata u kapën të premten rreth orës 21:30, në fshatin Rrajcë-Sutaj, duke  transportuar  me një kafshë pune, rreth 55 kilogramë lëndë narkotike  e dyshuar  Cannabis-Sativa.StrugaLajm

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë organizuar trafikimin e  lëndëve narkotike kryesisht të llojit Cannabis-Sativa, nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Shqipëria në drejtim të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vazhdon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të perfshirë në këtë veprimtari kriminale.

In : Aktuale

Loading...
loading...