BLENDI PETROL
AktualeRajoni

Zbulohen autorët e vrasjes së Enver Hadrit në Bruksel, Bozhidar Spasiq ishte planifikuesi me dy agjentë tjerë serbë

Vrasja e aktivistit Enver Hadri në vitin 1990 ishte një atentat politik i organizuar nga shërbimet sekrete serbe, siç vërtetoi Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel.

Autorët e krimit u dënuan me burgim të përjetshëm, duke konfirmuar se drejtësia mund të vonojë, por nuk harron.

Hetimet zbuluan se atentati u planifikua nga agjenti serb Bozhidar Spasiq dhe u ekzekutua nga Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq, të cilët u dënuan në mungesë, pasi regjimi serb u përpoq ta fshehë të vërtetën dhe krimet e tij kundër shqiptarëve.

Dëshmori Enver Hadri lindi në një familje patriotike në Pejë, më 1944. Në moshën tre vjeçare, pushtuesi serb i vrau babanë, Islam Hadrin. Në moshën 28-vjeçare, ai emigroi në Belgjikë dhe u bë pjesë e organizatës “Rezistenca Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës”.

Në Bruksel, ai themeloi dhe drejtoi Komitetin Shqiptar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, duke u bërë zëri i shqiptarëve të shtypur në Jugosllavi. Përmes gazetës Zëri i Kosovës, ai ndërkombëtarizoi çështjen shqiptare dhe ekspozoi krimet e regjimit serb.

Për aktivitetin e tij në shërbim të Kosovës, shërbimet serbe e ekzekutuan më 25 shkurt 1990 në Bruksel.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button