Zbulohen numrat e telefonave të anëtarëve të grupit që shpërndanin foto-video nudo të minorenëve

Policia ka identifikuar administratorin dhe i posedon të gjithë numrat e telefonave të anëtarëve të grupit “Dhoma e hapur” (Javna Soba) të rrjetit social “Telegram” në të cilin janë publikuar fotografi dhe përmbajtje eksplicite, kanë konfirmuar për Agjencinë Shtetërore të Lajmeve burime nga hetimi.

Bëhet fjalë për rreth 7 mijë e 400 numra telefonash të anëtarëve të grupit “Dhoma e Hapur”. Hetimin të cilin e udhëheq Byroja për siguri publike vazhdon, por më shumë detaje për momentin nuk bëhen të ditura.

Paraprakisht, Ministria e Brendshme njoftojë se po merren masa dhe aktivitetet për zbardhjen e rastit lidhur me grupin e mbyllur në “Telegram” nga ku janë shpërndarë fotografi dhe video të vajzave me përmbajtje intime dhe erotike.

In : Aktuale

Loading...
loading...