Zbulohet plani se si ka ikur dhe cilët kufij ka kaluar Gruevski, ja kush shkruan?! (FOTO)

Gazetari kontrovers maqedonas Milenko Nedelkovski që njihet si i afërt me struktura të VMRO-DPMNE ka publikuar një postim, përmes të cilit pretendon se ka planin e arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski drejt Hungarisë, përcjellë INA.

Sipas Nedelkovskit, Gruevski i ndihmuar nga deputeti i Partisë Serbe në Maqedoni, Ivan Stoilkoviq dhe Stevçe Jakimovski i partisë GROM (që janë aleatë të VMRO-DPMNE-së) kanë shkuar fillimisht në Kriva Pallanka, duke kaluar në anën e kufirit serb, në afërsi të trekëndëshit të kufirit mes Maqedonisë, Bullgarisë dhe Serbisë.

Ai më pas është çuar në Vranjë, duke vijuar drejt Beogradit, Novi Sadit, gjithë kjo me mbështetjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Gruevski më pas nën përkujdesjen e kryeministrit dhe mikut Viktor Orban ka kaluar në Hungari, përmes një vendkalimi ku nuk ka kontrolle që gjendet në fshatin Tavankut i epërm.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...