Zejdi: BDl ka vje dhur vota, sështë fituese

Skenderi Rexhepi Zejdi nga koalicioni Tash është koha, BDlnë nuk e llogarit fitues të këtyre zgjedhjeve në kampin shqiptar sepse akuzon se ka vjedhur vota. Rexhepi thotë se po të kishte investuar BDl në rrugë dhe vendbanimet shqiptare nuk do të kishte nevoja të investonte në blerjen e votave shqiptare.
Nuk mund të themi se njerëzit që kanë vjedhur, shantazhuar, kërcënuar dhe blerë vota mund të llogariten fitues, unë nuk mund t’i llogaris fitues. Fitues janë ato 81 mijë njerëz që kanë qëndruar prapa koalicionit Tash është koha dhe njerëz të cilët pa fije frike, kërcënimi, shantazhimi me votën e pastërt si loti janë fitues,- tha Skender Rexhepi nga koalicioni Tash ështe koha
Ndërsa mbrëmë, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani për TV21 tha se BDI është fitues absolut i zgjedhjeve tek shqiptarët.