Aktuale
Zejdi: Bilall Kasami ishte kundër hyrjes në Qeveri
Skender Rexhepi- Zejd, sekretar i Lëvizjes Besa, në intervistën e tij për Lajm TV ka folur për përplasjet e fundit brenda partiake në vend, procesin e përgatitjes së Kongresit të partisë (24 shkurt)… Ai ka zbuluar edhe detaje nga mospajtimet e dy fraksioneve për hyrje në Qeverinë Zaev.
Sipas Zejdit, arsyetimet e Bilall Kasamit për të mos hyrë në Qeveri më LSDM-në kanë qenë të çuditshme. Zejdi ka hedhur poshtë akuzat se i a.q. grupi i Shkupit ka qenë kundër hyrjes në Qeveri.
Ai për fund ka dhënë edhe qëndrimin e partisë së tij rreth çështjes së emrit, duke e spikatur edhe anashkalimin e opozitës shqiptare në takimin e liderëve.