Aktuale

Zekiri: Skenari i armatosur i parealizuar në Parlament

Deputeti i LSMD-së, Muhamed Zekiri deklaroi se njëri nga deputetët i ka dëgjuar huliganët duke brohoritur: shpërndani armët se shqiptarët po mblidhen matanë urës së gurit.

Ai tha në TV21 se, gjithashtu një deputetët i  VMRO-së, ju ka thënë që ti ndalin shqiptarët që janë mbledhur gjoja në Bit Pazar.

Në ato momente ai tregon se, Ejup Halimi i ka rënë tavolinës fortë duke bërtitur se nuk do i ndalim po do ti ftojmë të na mbrojnë.

Sipas tij, huliganët ishin të përgatitur për skenarë të përgjakur dhe se ai dyshon se këtu rol ka edhe ish-ministri Cavkov, të cili Zeqiri e quan Sorra.

Ai thotë se ky i fundit është pjesë e skenarit të dhunëshmë për mos reagimin e policisë dhe jo rastësisht 80 për qind e policëve ishin shqiptar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button