Ish Ambasadori dhe analisti politik, Arsim Zekolli ka dërguar një mesazh shumë direkt për mediat në vend.
Sipas tij, nëse nuk do të ketë debat televiziv mes Ali Ahmetit dhe Ziadin Selës, atëherë mediat duhet ta bojkotojnë partinë e Ahmetit, përcjell in7.
“Po përsëris. Në vend që të bërtasin dhe të ulërijnë, mediat maqedonase dhe shqiptare duhet të shprehin një qëndrim të qartë drejt Reçicës se Vogël: nëse nuk ka debat televiziv Sela – Ahmeti, bojkotoni të gjithë pjesëmarrësit e BDl në të gjitha debatet parazgjedhore”, ka shkruar në Twitter, Arsim Zekolli.
Gjatë ditës se djeshme në pyetjen e in7 drejtuar Artan Grubit se a do të pranonte kreu i integristëve një debat televiziv me Ziadin Selën e Aleancës për Shqiptarët, Grubi nuk pati përgjigje direkte. Ai theksoi se Ahmeti është i gatshëm të debatojë fillimisht me Zaevin e Mickoskin e pastaj me te gjithë krerët e partive shqiptare, por më parë këto te fundit do duhej të bëhen bashkë./in7.tv/
Да повторам. Наместо да кукаат и лелекаат, македонските и албанските медиуми треба да изнесат јасен став кон Мала Речица: ако нема ТВ дебата Села – Ахмети, бојкот на сите учесници од ДУИ во сите предизборни дебати.
Покажете барем еднаш рбет…
— Arsim Zekolli (@ArsZek)