Zendeli për Rexhepin: Nuk është ai Kastriot që unë kam njohur!

Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli në emisionin “Samo vistina” në Kanal 5, ka komentuar përherë të pare mos prezencën e kolegut të tij Kastriot Rexhepi në kuvend në ditën e votimit për mos besimin e qeverisë. Zendeli ka rrëfyer për here të pare se ka takuar Rexhepin në kuvend edhe pas kësaj dite.

“Po, jam takuar në kuvend me kolegun Kastriot Rexhepi edhe pas ditës që ai nuk erdhi për të votuar në kuvend për rrëzimin e qeverisë. Ai nuk është Kastrioti që unë kam njohur por ishte komplet një Kastriot tjetër”, është shprehur Zendeli.

Deputeti Zendeli gjithashtu ka folur edhe për orientimin e subjektit politik Lëvizja Besa por edhe si deputet, duke thënë se ata kanë orientim pro NATO dhe pro BE, madje duke thënë se qëndrimi i Rexhepit se është i interesuar për anëtarsimin e vendit, nuk mban dhe se është arsyetim për të arsyetuar mos-prezencën e tij në ditën e votimit.

In : Aktuale

Loading...
loading...