Aktuale

Zëvendëskryeministri Sali bashkë me Mexhitin e Qokun takuan eurodeputetin Thomas Waitz

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje evropiane, Bekim Sali së bashku me Izet Mexhitin dhe Bekim Qokun sot në Kuvend kanë takuar eurodeputetin Thomas Waitz, raportues i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut.

Siç thekson Sali përmes një postimi në rrjetet sociale, me të kanë diskutuar zhvillimet politike dhe procesin e integrimeve evropiane si prioritet strategjik i vendit.

“Së bashku me Izet Mexhitin dhe Bekim Qokun, sot në Kuvendin e RMV-së u takuam me eurodeputetin Thomas Waitz, raportues i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, me të cilin diskutuam zhvillimet politike dhe procesin e integrimeve evropiane si prioritet strategjik i vendit”, ka thënë Sali.

Sipas tij, Waitz mbetet një mbështetës i integrimit evropian dhe parimit që çështjet dypalëshe të mos pengojnë këtë proces.

“Thomas Waitz, raportues i Parlamentit Evropian dhe autor i draft-raportit të fundit për Maqedoninë e Veriut, mbetet një zë i rëndësishëm mbështetës i integrimit evropian dhe i parimit që çështjet dypalëshe të mos pengojnë këtë proces”, ka theksuar mes tjerash Sali.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button