Aktuale

Zëvendësministri Hoxha priti miqtë nga Turqia, realizon bisedë telefonike edhe me homologun nga Turqia

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha sot në hapësirat e ministrisë ka pritur në takim miqtë nga Turqia, përfaqësues nga politika, biznesi, bujqësia dhe shëndetësia.

Në këtë takim është diskutuar mbi mundësitë për bashkëpunim në sektorë kyç si tekstili, pajisjet industriale, ushqimi, medikamentet, turizmi shëndetësor dhe rritja e eksporteve tona.

Gjatë takimit, zëvendësministri Hoxha, madje ka realizuar edhe një bisedë telefonike me zëvendësministrin e Bujqësisë së Turqisë, me të cilin janë shkëmbyer ide për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën bujqësore.

“Veçanërisht u ndalëm te bujqësia, duke diskutuar modernizimin e teknologjive, rritjen e kapaciteteve prodhuese, promovimin e produkteve organike dhe forcimin e zinxhirëve të qëndrueshëm të furnizimit. I vlerësoj shumë këto takime që hapin rrugë për partneritete të reja dhe zhvillim të qëndrueshëm”, thekson në postimin në Fejsbuk, zëvendësministri Hoxha.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button