ZGJEDHJET DHE PANDEMIA!

Muhamet Borova

StrugaLajm

Fushata zgjedhore, distanca,debatet ,premtimet,spotet, e defokusuan frikën prej pandemisë në drejtimin tjetër.Zhvillimi spontan i fushatës zgjedhore për shkak të koronës,pa tubime dhe mitingje masive,përmes rrjeteve sociale futi një stil të ri në jetën politike, me më pak harxhime dhe më pak lodhje.Derisa ka votues do të ketë edhe votime.Derisa ka parti politike do të ketë orkestër partiak.Votuesit i intereson ardhmëria, prandaj ai beson në ato premtime që i interesojnë,në ardhmërinë më të mirë. Votuesi, voton instiktivisht, kurse më von pendohet racionalisht.Derisa kemi zgjedhje, kemi çdo gjë.Gjatë fushatës disa parti merren me partitë tjera,prandaj nuk e njohin vetëveten.Mirë është të kritikohet,por në vend të kritikës partitë le të reflektojnë shembull të mire,me manire të mira. Partia politike me shembullin e mire ofron besim,siguri, simpati ndaj listës së kandidatëve me efekte qetësuese.Asgjë nuk është interesante nëse nuk jemi të interesuar. Nëse jemi të interesuar për kryeministër shqiptar,interesimi do të jetë më atraktiv. Kleriku amerikan Martin Luter King në ëndrrën e tij nuk ëndërroj se një ditë një zezak do të bëhet president i SHBA. Por, një ditë u bë,kur u ruinuan paragjykimet raciste. Jeta parashtron shumë pyetje, dhe në mënyrën e jetës i gjejmë përgjigjet. Kur do të ruinohen plotësisht paragjykimet etnike, do të kemi edhe kryeministër shqiptar, ose turk ose rom.Nuk është me rëndësi kush,se në shoqërinë e shëndoshë vlersohen aftësitë,meritokracia,jo raca,jo përkatsia etnike. Sot idea për kryeministër jomaqedonas mund të jetë një “ëndërr”,por nesër kjo ëndërr do të jetë më e fuqishme se njëqind realitete! Proceset sjellin dritë, prej dritës nuk duhet të kemi frikë!StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...