Presidenti Stevo Pendarovski në profilin e tij në Facebook konfirmoi takimin e nesërm të liderëve, ku do të duhet të vendoset për anulimin eventual të zgjedhje të parakohshme parlamentare të 12 prillit si rezultatat i pandemisë së virusit korona.
“Nesër në Vilën Vodno do të jem nikoqir i takimit të liderëve të partive parlamentare në vend, LSDM, VMRO-DPMNE, BDI, PDSH, Besa, Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët. Takimin e liderëve e thirra me një pikë të rendit të ditës; mundësinë për shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit 2020, datë që u dakordua nga ana e ldierëve të partive në takimin e organizuar në tetor të 2019 pas Këshillit Evropian. Në takim do të marrin pjesë edhe Kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe Kryeministri Oliver Spasovski”.