Zhaku: Faleminderit për besimin, misioni ynë i shejntë vazhdon

SHBA-Zhaku: Faleminderit për besimin, misioni ynë i shejntë vazhdon

Kryetari i sapozgjedhur i Qendres Kulturore shqiptare në New Jersey, Astrit Zhaku, nëpërmjet një shkrese publike ka falenderuar komunitetin shqiptar në për besimin dhe mbështetjen në zgjedhjet e fundit të organizatës. Ja letra e plotë e Zhakut drejtuar antarëve:

Të nderuar antarë të QKSHA, motra dhe vllezër. Fillimisht me përulje dua t’ju falenderojë të gjithve që morët pjesë në procesin zgjedhor duke dëshmuar kulturë dhe vlera të larta demokratike dhe duke kontribuar që ky proces të zhvillohet në mënyrë të drejtë dhe të civilizuar ashtu siç na ka hije ne si shqiptarë. Zoti ju bekoftë.

Dua të falenderoj këshillin zgjedhor për angazhimin dhe transparencën dhe dua të falenderoj edhe kundërkandidatin tim z.Burim Zhuta për konstruktivitetin e tij në këtë zhvillim të rëndësishëm për imazhin dhe të ardhmen e komunitetit tonë këtu në Amerikë.

Unë personalisht dhe familjarisht gjithmon kam qenë i gatshëm që të jap më të mirën për Organizatën tonë, por tash si kryetar unë këtë e shoh edhe si obligim dhe detyrë të shejntë njerzore dhe kombëtare. Të gjithë ata që më votuan ju jam pafundsisht mirnjohës dhe ju jap besën se nuk do ti zhgënjej.StrugaLajm

Së shpejti do të pregatisim ekipin tonë të punës dhe bashkë të gjithë do vazhdojmë misionin e Organizatës sonë nga dita e parë e themelimit të saj, ruajtjen e traditës dhe kulturës sonë, kultivimin dhe trashëgimin e gjuhës sonë të bukur shqipe tek gjeneratat e reja si dhe kontributin e përhershëm për vendlindjen.
Ne jemi të hapur për ju, për ide dhe mendime. Organizata jonë mund të bëj shumë nëse jemi të bashkuar.

Na priftë e mbara!

Me respekt
Astrit Zhaku

In : Aktuale

Loading...
loading...