Zhduket Arlind Elezi nga Shkupi

Arlind ELEZI i lindur me 19/09/1989 në Shkup, me gjatësi 1.75 cm, flokët ngjyrë të zezë, ngjyra e syve e kafe, ka humbur kontaktet me familjen e ti nga dita e enjte datë 08.02.2018!

Sipas informacioneve të dhëna nga familjarët bëhet e ditur se Arlind ELEZI ishte liruar nga burgu “Fleury Merogy” i Parisit të Francës me datë 08/02/2018 dhe nga ajo ditë Arlindi nuk u bë i gjallë për familjarët e tyre!

Sipas familjarëve të Arlindit është shumë e çuditshme se si është e mundur që Arlindi të lirohet nga burgu dhe mos ti njofton të afërmit e ti që është liruar, mirëpo lajmin për lirimin e Arlindit familjarët e kishin marrur nga kompetentet Franceze, sipas familjarëve Arlindi nuk është e mundur që mos të hynë në rrjetin social të Facebook i cili para se të burgosej nga Policia Françeze tërë kohen e kalonte në Facebook!!StrugaLajm

Arlindi gjatë qëndrimit të tij në Francë disa herë ishte i shtrim në spitalin e psikiatrisë në qytetin Annecy të Francës! Për rastin e humbjes pa gjurmë të Arlindit janë njoftuar edhe Xhandarmëria Nacionale e atij qyteti!StrugaLajm

Deri sot as një informacion nuk na bën të kuptojmë për fatin e tij./topalbania.info

In : Aktuale

Loading...
loading...